Allahu di çdo gjë

Allahu di çdo gjë

Ai e di se çfarë jemi duke bërë tash.

Ai e di se çfarë kemi bërë dje.

Ai e di se çfarë do të bëjmë nesër. 

Çfarëdo që bëjmë, Allahu e di atë.

Ai di çdo gjë që bëjnë kafshët.

Ai na sheh dhe na dëgjon neve, kudo që të jemi.

Ai na dëgjon kur themi fjalë të mira dhe na dëgjon kur themi fjalë të këqija.

Ai na sheh kur bëjmë gjëra të mira dhe na sheh kur bëjmë gjëra të këqija.

Askush nuk është si Allahu.

Allahu na sheh dhe na dëgjon. Ai është mbi qiejt, Ai është mbi çdo gjë.

Subhanallah, I Lartësuar është Allahu!

 

 

Pyetje:

A di Allahu çdo gjë? (Po, gjithsesi.)

A e di Allahu se çfarë kemi bërë dje? (Po, gjithsesi.)

A e di Allahu se çfarë jemi duke bërë tani? (Po, gjithsesi.)

A e sheh dhe dëgjon Allahu çdo gjë që ne e bëjmë? (Po, gjithsesi.)

A mundet edhe dikush tjetër të shohë dhe të dëgjojë çdo gjë që e bëjmë ne? (Jo, assesi.)

Ku është Allahu? (Mbi çdo gjë.)

A është Allahu mbi qiej? (Po, gjithsesi.)

Kush është mbi çdo gjë? (Allahu i Lartësuar.)

Kush di çdo gjë që ne e bëjmë? (Vetëm Allahu.)

(*) A e di Allahu se ku jemi ne tani? (Po, gjithsesi.)

(*) A është duke na dëgjuar Allahu tash kur po flasim? (Po, gjithsesi.)

(*) A është duke na parë Allahu se si jemi ulur? (Po, gjithsesi.)

(*) A ka diçka që Allahu nuk mund ta shohë apo ta dëgjojë? (Jo, assesi.)

(*) A ka diçka që Allahu nuk e di? (Jo, assesi.)

 

Burimi: Al-tamhid.net

Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati