Ditëlindja e Hasanit

Sot ishte ditëlindja e Hasanit.

Ai ishte shumë i gëzuar. Përfundimisht, mbushi shtatë vjet. Nëna e kishte mësuar atë se muslimanët nuk e festojnë ditëlindjen, por i tregoi se sot në mbrëmje ajo kishte një befasi për të.

 

Hasani çuditej! ‘Si mund të ketë befasi pa e festuar ditëlindjen!?’

Gjatë tërë ditës Hasani ishte i padurueshëm dhe mezi priste që të bëhej mbrëmje.

Në ora shtatë nëna e thirri atë nga shkallët: "Hasan, eja poshtë! Befasia jote është gati!"

Hasani nuk mund t'i besonte veshëve të tij. Ai shkoi poshtë me vrap dhe pa se aty ishin mbledhur dajallarët, axhallarët, tezet, hallat dhe kusherinjtë e tij. Por, nuk kishte ndonjë shenjë të festimit të ditëlindjes.

Hasani u ndie i zhgënjyer.

Në atë çast, nëna tha: "Hasan, sot je bërë djalë i madh, i ke mbushur shtatë vjet, prandaj... jemi tubuar të gjithë për të të mësuar diçka lidhur me namazin!" Hasani tha: "NAMAZIN?!"

Nëna u përgjigj: "Po i dashuri im, Pejgamberi Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) thoshte se kur ti mbushin fëmijët shtatë vjet duhet ta mësojnë faljen. Që nga kjo ditë duhet të mësosh të falesh, sikurse që e bëjnë këtë nëna, babai dhe të gjithë dajallarët dhe axhallarët tu. Gjithsecili që është 7 vjeçar apo më i vjetër duhet të falet."

Hasani tha: "Përse duhet të falemi, nënë?!"

Nëna u përgjigj: "Epo... A nuk të ka dhënë Allahu njerëz të cilët përkujdesen për ty? Ai të dha ty nënën, babanë dhe të gjithë të afërmit. Të dha ushqim dhe pije, të dha edhe shtëpi dhe trup të shëndoshë. A nuk është ashtu?"

Hasani tha: "Hmm, po nënë."

Atëherë, xhaxhi Mervan tha: "Allahu të ka begatuar ty me shumë gjëra që të tjerët nuk i kanë. Ti ke një shtëpi të madhe dhe të bukur dhe jeton në të i sigurt. Njerëzit, të cilët jetojnë në vendet si Palestina apo Afganistani nuk i kanë këto gjëra. Allahu t'i ka dhuruar sytë, gojën, veshët dhe tërë trupin.

Ti e shfrytëzon atë për çdo ditë." Tezja Safije shtoi: "Tash, a nuk beson se duhet ta falënderosh Allahun për të gjitha këto?"

Hasani: "Po si ta falënderoj Allahun kur unë nuk e shoh Atë?"

Babai tha: "Eh, tashti, Hasani im i vogël, ti falesh pesë herë në ditë dhe me këtë shpreh falënderim për të gjitha këto dhurata të shumta të Allahut. Ai na i jep për çdo ditë të gjitha këto."

Nëna u përgjigj: "Ka edhe një dhuratë tjetër Hasan, të cilën do të ta japë All-llahu sot."

Hasani tha: "Çfarë dhurate, nënë?"

Nëna u përgjigj: "Së shpejti do ta kesh një motër të vogël (insha-Allah)!"

Hasani:"Një motër të vogël.. Oooh All-llah të falëderoj shumë. A mund të më mësoni si të falem. Dua ta falënderoj All-llahun."

Nëna buzqeshte dhe e shikonte Hasanin me krenari. Pastaj, të gjithë së bashku, ia mësuan atij namazin.

Hasani u gëzua shumë dhe kjo ishte ditëlindja më e bukur në jetën e tij!!

Paqja qoftë mbi ju!

Burimi: denkmalislam.de

Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati