Vëlla i nderuar! Motër fisnike!
Nëse e humbë pasurinë, ndihmohu me Namaz.
Nëse të vdes fëmija , ndihmohu me Namaz.
Nëse grindesh me bashkëshorten, ndihmohu me Namaz.
Nëse nuk gjen punë, ndihmohu me Namaz.
Nëse të godet ndonjë fatkeqësi, ndihmohu me Namaz.
Nëse nuk e kupton ndonjë ajet të Kuranit, ndihmohu me Namaz.
Nëse nuk e kujton ndonjë hadith , ndihmohu me Namaz.
Nëse nuk ke shije të mirë, ndihmohu me Namaz.
Nëse në zemrën tënde gjen ngushtim, ndihmohu me Namaz .
Nëse ikin njerëzit nga ti, ndihmohu me Namaz.
Nëse lotët e tu nuk rrjedhin nga frika e Allahut, ndihmohu me Namaz.
Nëse të keqtrajtojnë njerëzit, ndihmohu me Namaz.
Allahu ka thënë: “ ndihmohuni me durim dhe namaz…”.
Përktheu: Valdet Kamberi