O do të urdhëroni për mirë e do të ndaloni nga e keqja o…

Pas luftës që u zhvillua ndërmjet Egjiptit dhe Etiopisë, në kohën e sundimit të Hidjevi[1] Ismailit dhe në kohën kur humbjet radhiteshin njëra pas tjetrës për Egjiptin, Hedjevit iu ngushtua gjoksi prej mërzisë. Kështu që, doli që të lirohet prej këtij presioni dhe më pas iu drejtua ministrit Sherif Basha: “Si vepron kur të godet ndonjë fatkeqësi?” Ministri tha: “I tuboj dijetarët ta lexojnë për mua ‘’sahihun e Buhariut’’ dhe kështu Allahu ma lehtëson çështjen.”

 

Atëherë, Hidjevi urdhëroi dijetarin Aerusi që ti mbledhë dijetarët. Pasi u mblodhën, filluan ta lexojnë “sahihun e Buhariut, ndërsa në anën tjetër humbjet vazhdonin. , Hidjevi doli së bashku me ministrin Basha dhe u drejtua për në Ez’har ku ishin dijetarët dhe u tha atyre i hidhëruar: “Ose ju nuk jeni dijetarë, ose ky nuk është Buhariu, Allahu me ju dhe leximin tuaj nuk ka larguar fatkeqësitë!” Të gjithë heshtën përveç një dijetari që ishte në radhët e fundit, i cili tha: “Kjo është për shkak tëndin o Ismail, sepse i Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ‘’Ose do të urdhëroni për të mirë dhe do të ndaloni nga e keqja ose do t’jua caktojë Allahu për udhëheqës më të këqijtë, luten të zgjedhurit tuaj dhe nuk iu pranohet lutja.’’

Heshtja vazhdoi, udhëheqësi dhe ministri u larguan pa thënë as edhe një fjalë, kurse dijetarët e tjerë filluan ta fajësonin folësin, i cili akuzoi udhëheqësin. Derisa ishin në këtë gjendje ministri Basha u kthye dhe tha: “Ku është ai që foli pak më parë?” E mori me vete dhe shkuan, kurse dijetarët të cilët e fajësonin filluan t’i thonë lamtumirë ashtu siç i thuhet një personi që nuk kthehet më.

Dijetari këshillues hyri tek udhëheqësi, i cili ishte në sallën e pritjes në pallatit e Nilit. Udhëheqësi e uli afër dijetarin dhe i tha: “Përsërite fjalët që i the në Ez’her.” Dijetari i përsëriti ato dhe ia sqaroi atij hadithin e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Atëherë, Ismaili tha: “Çfarë kemi vepruar që na ka goditur kjo fatkeqësi?”

Dijetari ia ktheu: “A nuk është kamata e lejuar me ligj? A nuk është kurvëria e lejuar? A nuk është alkooli i lejuar? A nuk është…..? Ia përmendi mëkatet që bëheshin dhe askush prej tyre nuk ndalonte nga to.

Ismaili tha: “E ç’të bëjmë ne, meqë i kemi pasuar të huajt e kjo është prej qytetërimit të tyre...?!”

Dijetari tha: “Atëherë, cili është gabimi i Buhariut dhe dijetarëve?! Libri i Buhariut nuk është vetëm për ta lexuar, mirëpo ai duhet të kuptohet dhe të punohet me të.”

Ismaili ia ktheu: “Të vërtetën e the… dhe ia caktoi atij një pagë prej tridhjetë xhunejh në muaj...

Këtë tregim historik jua rrëfeva juve, pa shtuar në të dhe pa komentuar asgjë.

Autor: Dijetari Ali Tantavi (Allahu e mëshiroftë).

Përktheu: Fitim Hasani



[1] ‘’Hidjevi” – titull shtetëror që është përdorur në Egjipt dhe që ka kuptimin e prijësit apo udhëheqësit.