Islami në Australi u përhapnë shekullin e 19, kur 1800 malajzianë-kërkues të margaritarëve, të cilët të gjithë ishin muslimanë, u detyruan që në Bregdetin australian të punojnë. Pjesa më e madhe u kthyen prapë në vendlindje. Por, edhe shumë prej tyre mbetën në Australi. Në vitet 1860 u importuan në Australi edhe devetë e para.
Me devetë erdhën edhe njohësit e deveve, pjesa më e madhe e tyre ishin muslimanë. Edhe pse ishin nga vende të ndryshme arabe ata të gjithë nga vendasit, përgjithësisht quheshin “Afghan”. Në shekullin 20 muslimanët që nuk kishin prejardhje evropiane e kishin të vështirë të emigronin në Australi, pasi që shteti dëshironte që ta mbante vendin“të bardhë”. Disa muslimanëve shqiptarë u ishte mundësuar të emigronin në Australi; supozohet se nga fakti i pamjes së mjaftueshme me pamje evropiane ata patën mundësi të emigrojnë. Në vitin 1960 shqiptarët në Shepparton, në Shtetin Victoria, ndërtuan edhe xhaminë e parë në tokën australiane.
(Këtu gjendet një fotografime rastin e hapjes solemne të xhamisë së parë në Sheparton nga ana e shqiptarëve nga Dr. Helmi Ambasadori i Indonezisë në Australi.)
(Këtu fotografitë e disa emigrantëve shqiptarë)
Pas Luftës së Dytë Botërore në lidhje me integrimin dhe ardhjen e të huajve u bënë pak më tepër lehtësime dhe në atë mënyrë brenda viteve 1967 dhe 1971 përafërsisht 10 000 vendas nga Turqia u vendosën në Australi. Gati se të gjithë shkuan ose në Melbourne ose në Sydney. Në fillim të shekullit 21 u vendosën shumë muslimanë në Australi nga mbi se 60 vende muslimane. Në vitin 1975 filloi lufta qytetare në Liban dhe nga ajo gjendje rrodhi edhe emigrimi i shumtë i libanezëve në Australi. Dhe deri në ditët e sotme libanezët janë numri më i madh i muslimanëve në Australi. Pjesa më e madhe e prejardhësve arabë jetojnë në Sydney, ku muslimanët përbëjnë 3,4% të popullsisë - ajo është gati gjysma e të gjithë muslimanëve të Australisë. Sot Islami me ndihmën e Allahut azze ve xhel është feja e tretë në madhësi në vend.
Xhamia në Auburn Gallipoli e cila u çel me 3.11. 1979. Në atë kohë ajo ishte vetëm një shtëpi normale në të cilën ishin zhvendosur muret dhe në atë mënyrë ishte formuar një sallë për namaz. Puna për ndërtimin e xhamisë filloi në vitin 1986 dhe zgjati deri në vitin 1999. Me 28.11.1999 u hap Xhamia e cila kushtoi 6 milion $, të cilat u mblodhën nga investitorët privatë – donatorë kryesisht muslimanë.
Xhamia është e ndërtuar me stil klasik – osman nga arkitekti Ömer Kirazoglu. Gjithashtu edhe nga Ahmet Asim i cili shumë orë punoi në Xhami pa pagesë.
Melbourne West Mosque
Albanian Australian Islamic Society
765 Drummond Street, Carlton North
Ph 03 9347 6505
Suzana Hasani
Literatura:
- Moscheen – Die schönsten Gotteshäuser des Islams - gjermanisht
(Xhamitë - më të bukurat Shtëpia të Zotit të Islamit) Viola Thiem Berlin
- Faqe të ndryshme të Internetit
{jathumbnail off}