Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; ...” [Kuran 3:96-97]
Hadith
I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Umreja në ramazan është e barabartë me një haxh.” [Muttefekun alejhi] Ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet: “është e barabartë me një haxh së bashku me mua”. [Muslimi]
Thesar:
Prej thesareve që i arrin njeriu kur e bën umren në ramazan është namazi në Qabe, sepse siç ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Një namaz në Qabe është më i mirë se njëqindmijë namaze në vende tjera.” [Këtë hadith e shënon Ahmedi, ndërsa Mundhiriu e cilëson si “sahih” (të shëndoshë)].
Gjurmë:
Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Nuk ka vend në të cilin do të llogaritet njeriu për atë që i shkon ndërmend ta bëjë, edhe nëse nuk e bën atë, përveç Mekes”. Pastaj lexoi fjalën e Allahut: “ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” [Kuran 22:25]
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com