Kaloji netët e Ramazanit me namaz e lexim Kurani

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴾ كَانُوا قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ١٧ وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ١٨ ﴿

"Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu)." (Kurani, 51: 17, 18)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: “Kur hynte dhjetëditëshi (i tretë i Ramazanit), i Dërguari i Allahut e shtrëngonte rripin, e gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen.”

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

Urtësi

Sufjan eth Theuriu thoshte: “Më pëlqen që, kur të hyjë dhjetëditëshi i tretë (i Ramazanit), njeriu të falet natën, të japë mundin maksimal dhe ta zgjojë familjen e tij që të falen bashkë me të, nëse kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.”

Si të falem, kur falen edhe shumë njerëz të      këqij (!)

Gjithsecili do të japë llogari për vetveten, andaj mos lejo që ndokush, kushdo qoftë ai, të bëhet shkak që ti të mos i zbatosh detyrat e tua ndaj Krijuesit. Fundja, njerëz të këtillë ka kudo, por askush nuk e lë punën e vet nëse në vendin ku punon ka njerëz të këqij.

Këshillë

Kur të hyjë dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit, shfrytëzoje atë duke falur namaz dhe duke lexuar Kuran!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


Revista Shembulli