Mos qaj

Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh.

Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë.

Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm.

Mos qaj, nëse të bënë padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që i është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty, dhe ti mos u bën i padrejtë asnjëherë.

Mos qaj, për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistoj dikush që do t’i grumbulloj ato copa nga dashuria e kaluar.

Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhtisë.

Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshëm.

Jeta është më e bukur se sa ta kalojmë atë duke qarë me lot.

 

Përktheu: Valdet Kamberi


Revista Shembulli