
Të gjitha llojet e alkoolit, që ndikojnë negativisht duke penguar funksionimin normal të mendjes, pavarësisht llojit apo emërtimit të tyre, konsiderohen si të ndaluara.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, na ka paralajmëruar se do të vijë koha kur alkoolin (haramin) do ta gjejmë me emërtime të ndryshme, gjë të cilën mund ta vërejmë në këtë kohë.
Prandaj, gjithçka dehëse është e ndaluar (haram). Duke u bazuar në rregullën e përgjithshme islame e cila thotë: "Ma eskere kethiruhu fe kaliluhu haram." - Gjithçka që është dehëse në sasi të mëdha, është e ndaluar edhe në sasi të vogla (më të voglat), prandaj çdo pije dehëse është e ndaluar, edhe nëse sasia e saj është shumë e vogël (e shprehur në përqindje).
Allahu i Lartësuar thotë: O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar! Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (el-Maide: 90-91)
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka mallkuar verën, atë që e pi dhe atë që e shërben, atë që e shet dhe atë që e blen, atë që e prodhon dhe për kë prodhohet, atë që e bart dhe kujt i bartet.
Alkooli dëmton mendjen, harxhon pasurinë, dhe është shkaktar i shumë sëmundjeve, shkaktar i urrejtjes dhe armiqësisë, dhe të largon nga përmendja e Allahut, si dhe nga lutjet.
Përktheu: Arsim SYLA - Shembulli.COM