Ajet kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
﴿أَقِمِ الصَّلَاةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ إِلَى غَسَقِ اللَّيْلِ وَقُرْآنَ الْفَجْرِ إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا٧٨﴾
"Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt)." (Kurani, 17:78)
Thënie profetike
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:
“Ai që e fal sabahun, e ka garancinë e Allahut.”
[E shënon Muslimi.]
Urtësi
Hasen el Basriu thoshte: "O biri i Ademit! Në qoftë se e nënvlerëson namazin, cila çështje e fesë të qenka e rëndësishme?!"
Jam zemërmirë, ndaj nuk kam pse falem (!)
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, na ka treguar se, për çdo mëkat që bën njeriu, i vendoset nga një pikë e zezë në zemër... Atëherë, si mund të jetë zemërbardhë ai që së paku pesë herë në ditë e zezon zemrën e tij duke mos u falur, përkatësisht mëkaton ndaj Allahut?!
Këshillë
Bëhu prej atyre që e falin sabahun, në mënyrë që ta fitosh garancinë e Allahut, dhe kurrë mos e nënvlerëso namazin, sepse ai është shtylla e fesë.
Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati