Ibadeti (adhurimi)

Përkufizimi:

Fjala عبادة ibadet gjuhësisht domethënë përulje dhe nënshtrim.

Ndërsa në terminologjinë fetare fjala ibadet ka kuptimin: Emër i përgjithshëm për çdo gjë që e do Allahu, qofshin ato fjalë a vepra, të dukshme ose të padukshme.

Shkaku i emërimit të detyrave fetare kundruall robërve ibadete:

Ngase ata u përmbahen këtyre detyrave dhe i kryejnë ato duke qenë të përulur dhe të nënshtruar kundrejt Allahut.

Shtyllat e ibadetit:
1. Dashuria المحبة.
2. Frika الخوف.
3. Shpresa الرجاء.

Kushtet e vlefshmërisë dhe pranimit të ibadeteve:
1. Ihlasi (çiltëria):
Argument për këtë është thënia e Allahut:
"E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit)."1

2. Pasimi i pejgamberit Muhame, sal-lallahu alejhi ue sel-lem:

Argument për këtë është thënia e të dërguarit të Allahut, Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem: “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar.” 2

Ibadeti është dy llojesh:

1. Ibadet natyror عبادة كونية.
2. Ibadet sheriatik عبادة شرعية.

Ibadeti natyror:

Përkufizimi: Ibadeti natyror është nënshtrimi ndaj ligjeve që i ka bërë Allahu në natyrë.
Ky lloj ibadeti i përfshin të gjitha krijesat, qofshin besimtarë a jobesimtarë, të devotshëm a gjynahqarë.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
"S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit."3

Ibadeti sheriatik:

Përkufizimi: Ibadeti fetar është nënshtrimi ndaj urdhrave fetarë të Allahut.
Ky lloj ibadeti është i veçantë për atë që i bindet Allahut dhe pason atë me të cilën kanë ardhur të dërguarit.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
"Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë."4

RREGULL E RËNDËSISHME PËR NJËSHMËRINË E IBADETIT

Rregulla:

“Çdo vepër që është ibadet, nëse i kushtohet Allahut është Teuhid, ndërsa nëse i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut është shirk.”
Argument për këtë rregull i kemi thëniet e Allahut:
"Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)."5
"Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij."6
"Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim);"7

Shembuj:

Duaja është ibadet, -------> nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
Frika është ibadet, -------> nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
Zotimi është ibadet, -------> nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
Therja e kurbanit është ibadet, -------> nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.

 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

 
_________________________________
 
1. Sureja el-bejjine, 5.
2. Muttefekun alejhi.
3. Sureja Merjem, 93.
4. Sureja el-Furkan, 63.
5. Suretu en-nisa, 36.
6. Sureja el-isra, 23.
7. Sureja el-en’am, 151.