Ebu Zijad el-Bustanij ishte ngritur të falë namaz nate dhe papritmas afër tij sheh birin e tij të vogël.
Ndjeu keqardhje për shkak të fëmijërisë së tij dhe ftohtit të madh dhe i tha: O biri im, flejë! Sepse para vetes ke një natë të gjatë!
Fëmija i tha: Po pse falesh ti?
I tha: O biri im, Ai ( Allahu ) ka kërkuar nga unë të ngrihem për namaz nate.
Fëmija i zgjuar ia ktheu: Unë kam mësuar nga ajo që ka zbritur Allahu në Kuran: ”Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e saj, si dhe një grup prej tyre që janë me ty…” (Muzemil:20). Kush janë ata që ishin me Muhamedin alejhi selam?!
Babai i tha: Ata ishin shokët e të Dërguarit të Allahut.
Fëmija iu lut: mos më privo të të shoqërojë në nënshtrimin ndaj Allahut.
Babai u çudit dhe tha: o biri im, ti ende je i ri dhe ende nuk ke arritur moshën e pjekurisë.
Fëmija ia ktheu: o babai im! Unë shoh nënën duke ndezur zjarrin me drunjë të vegjël për ti ndezur të mëdhenjtë, kështu që kam frikë se Allahu do të fillojë nga ne Ditën e Gjykimit para se të fillojë me të mëdhenjtë, nëse ne e neglizhojmë adhurimin!
Babai i tha: ngrihu biri im! Ti je më meritor për Allahun se sa unë.
Përshtati: Valdet Kamberi