Tregimi i një gruaje nga Srebrenica

Isha 22 vjeçe dhe kisha vajzën time 2 vjeçe, Ruzhicen time të vogël. Ata na hipën në autobusë, ishim vetëm gra dhe vajza, dhe na thanë se asgjë e keqe nuk do të na ndodhte. Gjatë kemi udhëtuar, autobusi ishte i stërmbushur dhe bija ime qante! Sigurisht nga uria dhe etja... Mu afrua një ushtar, një nga ata çetnikët, por u sill butë me mua derisa më pyeti se çfarë ka foshnja, pse qanë? Iu përgjigja se me siguri është e uritur dhe unë nuk kam asgjë për t’i dhënë. Ai ma mori foshnjën nga dora dhe më tha se ai do ta ushqente dhe pastaj do ta kthente. U gëzova edhe pse mu duk shumë i dyshimtë ky veprim. Kaluan më pak se dhjetë minuta dhe ushtari përsëri hyri në autobus me foshnjën time në dorë, nuk qante më... E paska ushqyer mirë, mendova dhe thash me vete se paska ende njerëz të mirë.

Ai ma dha foshnjën në duar dhe më tha: Tash më foshnja juaj nuk do të qaj më..

Ai nuk e kishte ushqyer vogëlushen time! Ai e kishte prerë dhe ashtu të prerë përplot me gjak ma ktheu në prehër..!

 

Përktheu: Arsim SYLA - Shembulli.com


Revista Shembulli