
"Gruaja martohet për katër gjëra, për pasurinë e saj, për prejardhjen e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj; zgjidhe atë që ka fe do të jesh i lumtur!" (Buhariu).
Gjithashtu, Pejgamberi alejhis-selam ka thënë:
"Dunjaja është kënaqësi, ndërsa kënaqësia më e madhe në këtë dunja është gruaja e mirë." (Muslimi).
Nëse vërejmë transmetimin e Buhariut (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregohet që i ka dhënë vlerë më tepër gruas fetare, jo sepse virtytet e tjera nuk kanë vlerë, por sepse ato janë gjëra kalimtare, si pasuria ose bukuria, kurse imani është ai i cili ka për të mbetur në zemrat e njerëzve, në bazë të imanit kanë për t’u llogaritur veprat dhe ibadetet tona që i kemi bërë gjatë ciklit të jetës sonë..
Po ashtu, edhe në transmetimin e Muslimit (Allahu qoftë i kënaqur me të), vërejmë një vlerë të madhe të cilën ia ka dhënë gruas së mirë dhe asaj fetare.. Sepse, prej kësaj gruaje kanë për të lindur breza dhe lum për atë grua e cila ka siguruar të ardhmen e fëmijëve të saj dhe ndërmjetësimin e Kur’anit për ta në ditën e kiametit..
Një mësues i Kur'anit tregon se një ditë në xhami erdhi një djalosh i vogël, i cili dëshironte të mësonte me ta.
I thashë: A di ndonjë pjesë të Kur'anit?
Tha: Po..
I thashë atij: Lexo diçka nga xhuzi Amme, ai lexoi..
I thashë: A e di suren Tebareke?
Tha: Po, - u çudita nga dituria e tij, duke pasur parasysh se ai ishte i vogël në moshë.
E pyeta për suren Nahl, kurse ai e dinte edhe këtë, ndërsa unë u çudita edhe më tepër...
Më pas e pyeta për sure më të gjata, i thashë: Po suren Bekare a e di?
Ai vazhdoi duke u përgjigjur: Po, e lexoi atë pa asnjë gabim.
I thashë: O vogëlush a je hafëz i Kur'anit???
Tha: Po!! - Subhanallah, mashaAllah.., kërkova nga ai që të nesërmen të vijë me kujdestarin e tij.
Ndërsa unë mbeta i habitur me të...!
Si mund të jetë babai i tij!!!
Kur e pashë babanë e tij u befasova shumë!!!
Në shikim të parë nuk dukej se ishte i angazhuar me vogëlushin.
Më parapriu duke thënë: E di se çuditesh që unë jam babai i vogëlushit!!!
Por, unë do ta marr konfuzionin tuaj...
Vërtet, prapa këtij djaloshi qëndron një grua që është sa një mijë burra.
Të përgëzoj se në shtëpinë time kam tre djem, të gjithë janë hafëza të Kur'anit, ndërsa vajza ime e cila është vetëm katër vjeçare e di xhuzin Amme.
U çudita dhe thashë: Si mund të ndodhë kjo?!!
Më tha se nëna e tyre, prej kur fillon fëmija të flasë ajo fillon t'ia mësojë Kur'anin dhe ta nxitë atë në mësimin e tij...
Ai që e mëson i pari pjesën e Kur'anit, do të zgjedh ushqimin për atë natë...
Ai që e përsërit i pari, zgjedh se në cilin vend do të shkojmë në fundjavë...
Ndërsa, ai që e përfundon Kur'anin i pari, zgjedh se ku do të udhëtojmë për pushime..
Në këtë mënyrë bëjnë gara me njëri-tjetrin se cili do ta mësojë i pari e cili do ta përsërisë...
Ja pra vëllezër dhe motra, ky është një shembull i gruas së mirë, asaj fetare dhe të devotshme..
Lusim Allahun (xh.sh) që të na shtojë imanin tonë, të na e shtojë durimin me fëmijët tanë, dhe të jemi shembull për ta si kjo nëna që u përmend pak më lart..! Lusim Allahun (xh.sh) që të na e lehtësojë edukimin e fëmijëve tanë drejt rrugës së Zotit të Plotfuqishëm..! Le të jetë puna jonë dëshmi për ne në ditën e kiametit, dhe le të jenë fëmijët tanë ata të cilët do të jenë shkak për shpëtimin tonë nga zjarri i xhehennemit.. (amin)..
Shkroi: Rejhana Çerkezi