Muaji Muharrem

Sot gjendemi në ditën e parë të muajit Muharrem. Ky është muaji i parë i kalendarit hënor çka do të thotë se sot jemi futur në vitin e ri të këtij kalendari (1437 sipas hixhrit) duke lënë pas vitin e shkuar.

Në muajin Muahrrem kanë ndodhur shumë ngjarje dhe ekspedita ushtarake të shënuara në historinë profetike. Ndër ngjarjet më të njohura që kanë ndodhur në këtë muaj gjatë historisë profetike më të njohurat janë:

1-) 55 ditë para se të lindte Profeti (alejhissalatu uesselam) ngjarja e ushtrisë së Ebrehasë të ardhur nga Jemeni me elefantë të mëdhenj për të shembur Qaben dhe asgjësimi që u bëri Allahu atyre nëpërmjet shpendëve që gjuanin me gurë.

2-) Embargoja e kurejshëve ndaj muslimanëve në vitin e shtatë të profecisë.

3-) Anulimi i embargos në vitin e dhjetë të profecisë.

4-) Dërgimi i misionarëve në vitin e shtatë të hixhretit me letrat profetike mbretërve të kohës që të pranojnë islamin.

5-) Kthimi nga çlirimi i Mekës në vitin e 9 të hixhretit.

 

Hoxhë Mustafa Tërniqi