8 këshilla për shtimin e imanit

1- Falja e namazit në kohën e tij, sepse ajo është prej punëve që na afron tek Allahu, azze we xhel-le.

2- Përmendja e Allahut, azze we xhel-le, qoftë edhe një pesë minutësh në ditë. Duke thënë “subhanallah”, “elhamdulilah”, “Allahu ekber”, “la havle ve la kuvete ila bilah”, “la ilahe ilallah”.

3- Lutje ditore me vendosmëri dhe mbështetje tek Allahu, azze we xhel-le.

4- Leximi i një pjese nga Kur’ani çdo ditë, që të mos llogaritesh nga të shkujdesurit.

5- Qëndrimi larg shoqërisë së keqe!

6- Dërgimi i salavateve mbi Muhammedin, alejhi selam, së paku 10 herë në ditë.

7- Të thuash “Estagfirullah” brenda 24 orëve, të paktën 100 herë.

8- Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte sipas mundësisë, apo tre ditët e bardha nga çdo muaj.

O Allah na udhëzo dhe përforco në atë që je i kënaqur (Ti), prej punëve tona. Amin

 

Përktheu: Valdet Kamberi