Paramendo sikur të ka mbetur vetëm edhe një ditë për të jetuar!
Çfarë do të bëje në këtë ditë?!
A do të filloje t’i thirrje të afërmit tu për t’i vizituar, sepse kohën e fundit, për shkak se ishe shumë i zënë me këtë botë, je treguar i shkujdesur ndaj tyre?!A do ta çmontoje satelitin dhe a do t’i prishje të gjitha cd-të me këngë e muzikë, të cilat gjenden në dhomën tënde?!
Po fotografive tua, me të cilat e ke mbushur kompjuterin e telefonin tënd e të cilat turpërohet syri t’i shohë, çfarë do t’u bësh?!
A do ta thërrisje çdonjërin që e ke përgojuar apo ke shpifur ndaj tij, që t’ia kërkosh hallallin?!
A do ta kërkoje Kur’anin për ta lexuar, meqë ka vite qëkur ti e ke lënë anash atë?!
A do ta kaloje këtë ditë, të tërën në namaz, duke qarë, që të të falë Allahu për të gjitha namazet që i ke lënë pa i falur?!
Përse, atëherë, nuk i bën këto gjëra qysh sot, meqë ti nuk e di se a të ka mbetur edhe një ditë nga jeta jote apo jo???!
Dëgjo se çfarë thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an:
Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen. [Kur’an 23:99-100]
Ai (Allahu) është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ju dërgon rojtarë (engjëj) të cilët, kur ndonjërit nga ju i vjen vdekja, ia marrin shpirtin, duke mos bërë kurrfarë lëshimi. [Kur’an 6:61]
Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf H. Kastrati
Burimi: www.islamland.com/DE