Islami dhe shtyllat e tij

Përkufizimi gjuhësor i fjalës “Islam”:

Fjala “Islam” gjuhësisht domethënë: nënshtrim, dorëzim dhe përulje.

Përkufizimi fetar i fjalës “Islam”:

Islam në terminologjinë fetare domethënë: “Dorëzim ndaj Allahut me teuhid, nënshtrim në bindje ndaj Tij dhe largim nga shirku dhe ithtarët e tij”.

Islami në kuptimin e përgjithshëm dhe në kuptimin e veçantë:

a. Islami në kuptimin e përgjithshëm domethënë: “Adhurimi ndaj Allahut nëpërmjet asaj që Ai e ka ligjëruar që nga dërgimi i pejgamberëve deri në Kijamet”.

b. Islami në kuptimin e veçantë është ajo me të cilën ka ardhur Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Shtyllat e Islamit janë pesë:

1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
2. Falja e namazit.
3. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
4. Agjërimi i ramazanit.
5. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.

Shtyllat e Islamit janë dy llojesh:

a. Shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë Islami, ndryshe quhen “shtylla thelbësore”, të cilat janë:
  1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
  2. Falja e namazit.

b. Shtylla pa të cilat nuk mund të plotësohet Islami, ndryshe quhen “shtylla plotësuese”, të cilat janë:
  1. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
  2. Agjërimi i ramazanit.
  3. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.

Argumenti për shtyllat e Islamit:

Thënia e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem: "Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe  kryerja e haxhit." [Muslimi].

 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com