El-uela’ uel-bera’ (Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut)

Përkufizimi gjuhësor:

Fjala “el-uela’” rrjedh nga fjala “el-uilaje” që domethënë “dashuri”.
Kurse fjala “el-bera’” rrjedh nga folja “bera” që domethënë “thyej”.

Përkufizimi fetar:

El-uela’ domethënë: t’i duash muslimanët, t’u ndihmosh atyre, t’i nderosh, t’i respektosh dhe të jesh afër tyre.
El-bera’ domethënë: t’i urresh jobesimtarët,  të largohesh nga ta dhe të mos u ndihmosh atyre.

Rëndësia e dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut:

1. Ajo është një ndër parimet e besimit islam.
2. Ajo është prej lidhjeve më të forta të besimit.
3. Ajo është prej popullit të Ibrahimit, alejhis-selam, dhe popullit të Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Llojet e miqësimit me jobesimtarë:

1. Tevel-li (zënia për miq).
2. Muvalat (lloj i dashurisë).

- Lloji i parë: Tevel-li (zënia për miq)

a. Kuptimi:

- T’i duash shirkun dhe ata që bëjnë shirk dhe kufrin dhe ata që bëjnë kufër.
- T’u ndihmosh jobesimtarëve kundër besimtarëve.

b. Norma për të:

Ky lloj i miqësimit është kufër (mosbesim) i madh dhe dalje nga feja.

c. Argumenti:

Thënia e Allahut: “O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.” (El-maide 51)

Lloji i dytë: muvalat

a. Përkufizimi:

T’i duash ata që bëjnë kufër dhe shirk për ndonjë interes të kësaj bote, por duke mos i ndihmuar ata, sepse përndryshe hyn në llojin e parë.

b. Norma për të:

Ky lloj i miqësimit është i ndaluar dhe bën pjesë në gjynahet më të mëdha.

c. Argumenti:

Thënia e Allahut: “O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajt, duke u shprehur atyre dashuri.” (El-mumtehine 1)

Dukuri të miqësimit të jobesimtarëve:

1. Përngjasimi me ta në veshje dhe në të folur.
2. Udhëtimi në vendet e tyre për t’u argëtuar e për t’u kënaqur.
3. Qëndrimi në vendet e tyre dhe moszhvendosja nga ato vende për në vendet e muslimanëve për ta shpëtuar fenë.
4. Përdorimi i kalendarit të tyre, veçanërisht atij që tregon festat e tyre dhe ditët që janë të rëndësishme për ta, siç është kalendari gregorian.
5. Pjesëmarrja në festat e tyre, ndihma që u jepet atyre për t’i kremtuar ato dhe përgëzimi i tyre për ato festa.
6. Emërtimi me emra të tyre.

KATEGORITË E NJERËZVE PËRKITAZI ME DASHURINË DHE URREJTJEN PËR HIR TË ALLAHUT

Njerëzit, përkitazi me dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut, ndahen në tri kategori:

Kategoria e parë: Ata që duhet t’i duam plotësisht. Këta janë besimtarët e vërtetë.
Kategoria e dytë: Ata që duhet t’i urrejmë dhe t’i armiqësojmë plotësisht. Këta janë jobesimtarët e vërtetë.
Kategoria e tretë: Ata që duhet t’i duam nga një aspekt dhe t’i urrejmë nga një aspekt tjetër. Këta janë besimtarët gjynahqarë, duhet t’i duam për imanin që kanë dhe t’i urrejmë për gjynahet që i bëjnë, të cilat nuk kanë arritur shkallën e kufrit a të shirkut.

 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com


Revista Shembulli