Përkufizimi i fjalës “nifak”:
Fjala “nifak” gjuhësisht domethënë: fshehje e ndonjë gjëje.
Kurse në terminologjinë fetare nifak domethënë: shfaqje e Islamit dhe fshehje e kufrit dhe e së keqes.
Llojet e nifakut:
Nifaku është dy llojesh:
1. Nifak i madh i besimit.
2. Nifak i vogël i veprës.
Nifaku i besimit:
a. Përkufizimi:
Nifaku i besimit është kur njeriu shfaq Islamin, ndërsa fsheh në brendësinë e tij kufrin (mosbesimin).
b. Norma për të:
Ky lloj i nifakut e nxjerr njeriun tërësisht nga feja dhe vepruesi i tij do të jetë në shtresën më të ulët të zjarrit.
c. Llojet e tij:
Ky nifak është gjashtë llojesh:
1. Përgënjeshtrimi i të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
2. Përgënjeshtrimi i ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
3. Urrejtja e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
4. Urrejtja e ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
5. Gëzimi kur nënçmohet feja e Dërguarit të Allahut, Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
6. Urrejtja e fitores së fesë së të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
Nifaku i veprës:
a. Përkufizimi:
Nifaku i veprës është bërja e ndonjë prej veprave të munafikëve (hipokritëve) por duke pasur iman në zemër.
b. Norma për të:
Ky lloj i nifakut nuk e nxjerr njeriun nga feja, por është rreptësisht i ndaluar dhe njëherazi prej mëkateve të mëdha. Bërësi i tij ka nifak dhe iman, mirëpo në qoftë se shtohet nifaku, atëherë bëhet munafik i vërtetë.
c. Shembuj për këtë lloj nifaku:
1. Gënjeshtra: “Kur flet gënjen”.
2. Thyerja e premtimeve: “Kur premton nuk e mban premtimin”.
3. Tradhtia kur i besohet: “Kur i besohet tradhton”.
4. Shpërthimi gjatë grindjes: “Kur grindet shpërthen”.
5. Mashtrimi në marrëveshje: “Kur bën marrëveshje mashtron”.
6. Dembelia për të falur namazin me xhemat në xhami: "Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak."1
7. Syfaqësia në bërjen e veprave të mira: "Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak."2
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com