Për agjëruesin (25)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre, që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre, që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre, dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët. [El-Mu’minun: 57-61]

Hadith

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj thoshte: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, për këtë ajet: “A bëhet fjalë këtu për ata që pinë alkool, bëjnë amoralitet dhe vjedhin?” Më tha: “Jo, oj bija e Siddikut, por për ata që agjërojnë, falin namaz, japin lëmoshë dhe megjithatë kanë frikë se nuk do t’u pranohet, të këtillët garojnë në punë të mira.” [Këtë hadith e shënojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu]

Gjurmë:

Ebu Bekër Siddiku kapte gjuhën e vet dhe thoshte: “Kjo më solli në këtë gjendje (e bënte këtë nga frika se gjuha e tij do ta sjellë në shkatërrim).”

Poezi:

Si s’u turpërove o robi im

Zoti im kur të më thotë

Nga krijesat mëkatet i fshehe

E Mua më erdhe me gjynahe plot

- Vallë, si do të përgjigjesh?!

Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com