Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë. [El-Bejjine: 5]
Hadith
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdonjëri do të marrë atë që ka pasur për qëllim.” [Muttefekun alejhi]
Gjithashtu, ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon trupat e fizionomitë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja.” [Këtë hadith e shënon Muslimi]
Shkreptimë:
Kur qante Ejjub Es-Sahtijani thoshte: “Ah, sa flamë e vështirë", që të mos e kuptonin njerëzit se ai qante nga frika që kishte ndaj Allahut!”
Kurse Ibën Sirini bënte muhabet gjatë ditës dhe qeshte, mirëpo kur vinte nata fillonte të qajë e të vajtojë.
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com