Për agjëruesin (1)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. [Kuran 2: 183, 184]

Hadith:

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur të vijë nata e parë e muajit të ramazanit prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen portat e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra nga to, hapen portat e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra nga to, pastaj thërret një thirrës: O ti që e do të mirën shpejto, o ti që e do të keqen ndalo! Allahu liron njerëz nga zjarri, madje për çdo natë (të ramazanit).”[1]

Synimi:

Le të jetë synimi yt që të dalësh nga ky muaj me gjynahe të falura dhe të shndërruara në sevape (shpërblime)!

Shtesë:

Selefët, gjashtë muaj e lutnin Allahun t’ua mundësonte arritjen e ramazanit, pastaj e lutnin Atë gjashtë muaj të tjerë t’ua pranonte atë.

 

 

 

Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “hasen” (të mirë).