O ti që e do të mirën shpejto

 

Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se i Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur të vijë nata e parë e muajit të ramazanit prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen portat e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra nga to, hapen portat e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra nga to, pastaj thërret një thirrës: O ti që e do të mirën shpejto, o ti që e do të keqen ndalo!”[1]

Vëlla i dashur dhe motër e nderuar, në cilin grup bën pjesë?!

A je prej atyre që u thuhet: o dëshirues i së mirës shpejto, apo prej atyre që u thuhet: o dëshirues i së keqes ndalo?!

Unë besoj se ti i takon grupit të parë, të cilët e duan të mirën, angazhohen për të dhe përpiqen ta përhapin atë..

Shkëputur nga libri: “Himem ramadanijje” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “hasen” (të mirë).