Askush nuk është si Allahu
Allahu ka krijuar qiellin dhe kodrat.
A e ka bërë këtë gjë edhe ndokush tjetër?
Jo! Askush nuk është si Allahu.
Allahu na i dha nënat dhe baballarët tanë dhe na i dha vëllezërit dhe motrat tona.
A e ka bërë këtë gjë edhe ndokush tjetër?
Jo! Askush nuk është si Allahu.
Allahu na bëri të shëndetshëm dhe na i dha sytë dhe veshët.
A e ka bërë këtë gjë edhe ndokush tjetër?
Jo! Askush nuk është si Allahu.
Allahu është lart mbi qiell.
Allahu është mbi çdo gjë.
SubhanAllah!
A ka edhe diçka tjetër që është aq lart?
Jo! Askush nuk është si Allahu.
Pyetje:
A është ndokush si Allahu? (Jo, askush nuk është si Allahu.)
A i ka krijuar ndokush tjetër kodrat? (Jo, askush tjetër.)
A është Allahu shumë lart? (Po, gjithsesi.)
A është Allahu mbi çdo gjë? (Po, gjithsesi.)
(*) A është Allahu në këtë vend? (Jo, Allahu është mbi qiell.)
(*) A është babai yt si Allahu? (Jo, assesi!)
(*) Kush është si Allahu? (Askush!)
Burimi: Al-tamhid.net
Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati