Allahu, përditë na jep ushqim
Ai na i dha rrobat tona.
Ai na i dha nënat dhe baballarët tanë dhe na i dha vëllezërit dhe motrat tona.
Ai na bëri të shëndetshëm.
Allahu na i dha duart dhe këmbët.
Ai na i dha sytë dhe veshët.
Ai na i dha gjuhën dhe dhëmbët.
Allahu na dha çdo gjë.
Pyetje:
A na jep Allahu përditë ushqim? (Po, gjithsesi.)
Kush na bëri të shëndetshëm? (Allahu.)
Kush na i dha nënat dhe baballarët tanë? (Allahu.)
A na i ka dhënë Allahu dhëmbët tanë?(Po, gjithsesi.)
Kush na i dha sytë tanë?(Allahu.)
Çka tjetër na ka dhënë Allahu?
(*) A na i ka dhënë Allahu hundët tona? (Po, gjithsesi.)
(*) Kush na i dha shtëpitë tona? (Allahu.)
Burimi: Al-tamhid.net
Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati