Ajet Kuranor:
Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an:
Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit. [Sureja el-Kadr: 1-5]
Hadith:
Ndërsa, i Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Atij që falet në Natën e Kadrit me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.” [Muttefekun alejhi]
Paralajmërim:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: “Ju erdhi ky muaj, në të cilin gjendet një natë që është më e mirë se njëmijë muaj, ai që privohet nga ajo natë ai është privuar nga çdo e mirë, dhe pa dyshim se nga ajo nuk privohet përveçse ai që është vërtet i privuar.” [Hadithin e shënon Ibën Maxheja, kurse Mundhiriu e cilëson si hadith “sahih” (i shëndoshë)]
Ide:
Po qe se dëshiron të jesh ngadhënjimtar në Natën e Kadrit, atëherë duhet ta japësh mundin tënd në dhjetë netët e fundit dhe jo vetëm në disa prej tyre, siç veprojnë shumë njerëz të cilët bëjnë përpjekje vetëm në natën e njëzeteshtatë, meqë sipas mendimit më të saktë Nata e Kadrit zhvendoset në dhjetë netët e fundit.
Shkëputur nga: “Jeumijat saimetin” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati