Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
... andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti. [Kuran 4:36]
Hadith
Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thoshte: I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit) shtrëngonte rripin, gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen.”[1] [Muttefekun alejhi] Ky është termi i Buhariut. Ndërsa, në transmetimin e Muslimit thuhet: “Jepte mundin e tij gjatë dhjetëshes së fundit si asnjëherë tjetër.”
Paralajmërim:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk më ka besuar ai njeri që fle i ngopur, ndërsa fqinji i tij i afërt është i uritur dhe ai e di këtë.”[2]
Gjurmë:
Sufjan Eth-Theuriu thoshte: “Më pëlqen që kur të hyjë dhjetëshja e fundit (e ramazanit) njeriu të falet natën, të japë sa më shumë mund dhe ta zgjojë familjen e tij që të falen bashkë me të, nëse ata kanë mundësi ta bëjnë këtë.”
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com