Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë,... [Kuran 4:36]
Hadith
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Aq shumë më këshilloi Xhibrili për fqinjin saqë mendova se do t’i japë të drejtë trashëgimie.” [Muttefekun alejhi]
Paralajmërim:
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk më ka besuar ai njeri që fle i ngopur, ndërsa fqinji i tij i afërt është i uritur dhe ai e di këtë.”[1]
Ndriçim:
Nga Muxhahidi përcillet se familja e Abdullah ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kishin prerë një dele. Kur erdhi Ibën Omeri në shtëpi i pyeti ata: “A i dhuruat diç nga ajo fqinjit tonë jehudi? A i dhuruat diç nga ajo fqinjit tonë jehudi?”[2]
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com
[1] Këtë hadith e shënojnë Bezzari dhe Taberaniu, senedi i tij është “hasen”.
[2] Këtë e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “sahih”.