
2. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, ia largon Allahu fytyrën e tij me këtë ditë nga zjarri shtatëdhjetë vjet.” (Transmeton Muslimi)
3. Abdullah bin Abasi radijalahu anhu ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem në Ramazan kur takonte Xhibrilin tregonte një bujari që nuk e kishte në muajt e tjerë. Ai, Xhibrili e takonte atë për çdo natë të Ramazanit dhe e përsërisnin së bashku Kur’anin. Kështu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem këtë muaj ka qenë për njerëzit më i dobishëm se era pas së cilës vjen shiu." (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
4. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kur hyn Ramazani hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe në të prangosen djajtë (shejtanët)." (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
5. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet, në xhenet është një derë, e cila quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga kjo derë, e pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
6. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t'i falen gabimet e tij të mëparshme.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
7. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për besimtarin Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: ‘O Zot, ia ndalova robit ushqimin dhe epshet, prandaj më bëj ndërmjetësues!’ Kur’ani do të thotë: ‘O Zot, e kam ndaluar robin tënd nga gjumi i natës, prandaj më bëj për të ndërmjetësues!’ Dhe ndërmjetësojnë.” (Transmeton Ahmedi)
8. Ibn Omeri radijallahu anhu thotë se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka zot tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën e Qabesë dhe agjërimin e Ramazanit.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi )
9. Ebu Hurejre thotë se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Tre personave nuk i kthehet lutja mbrapsht: prijësit të drejtë, agjëruesit kur çel iftarin, dhe atij të cilit i është bërë padrejtësi". (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibnu Maxha. Këtë hadith e ka saktësuar Shejh Albani)
10. Aishja –Allahu qoftë i kënaqur me të-, pyeti Profetin salallahu alejhi ue selem: “Nëse mësoj se është nata e Kadrit çfarë lutje të them? Ai tha: “Tuaj: O Allah vërtet Ti je Falës, e do faljen, prandaj më fal mua”.( Ahmedi dhe Tirmidhiu)
11. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ka dështuar dhe ka humbur ai rob që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet”. (Ahmedi dhe Ibnu Maxheh)
12. Ebu Hurejre, radijallahu anhu, tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët e inatosur. Allahu në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (Nesaiu, sahih).
13. Aisheja, radijallahu anha, tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kërkonie natën e Kadrit në netët tek të dhjetshit të fundit të Ramazanit”. (Buhariu).
14. Muhammedi salallahu alejhi ue selem i ka urdhëruar muslimanët që të pajisen me moral të lartë, e posaçërisht agjëruesit, duke thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët e kota (shpifjet, fjalët e rrejshme, thashethemet), Allahu nuk ka nevojë për përmbajtjen e tij nga ngrënia dhe pirja.”
15. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: " Pese namazet, prej xhumasë ne xhuma dhe prej Ramazanit ne Ramazan falen (mëkatet) pos atyre qe janë te mëdha (kebair)". (Muslimi)
16. Transmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Çdo vepër e njeriut shtohet , e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë. Zoti i Madhëruar thotë: "Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe Unë e shpërblej, sepse ai braktis kënaqësinë dhe ushqimin për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime: gëzimi i pare në iftar, kurse i dyti në takimi me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mire te Zoti se aroma e miskut." (Bukhari & Muslim)
Profetiislam.com