Me qëllim që ta presim dhe ta shfrytëzojmë këtë muaj në formën më të mirë prezantojmë për vëllezërit dhe motrat 10 sugjerime:
2. Falendero Allahun kur të arrish këtë muaj. Neueuiu ka thënë: “Pëlqehet të bësh sexhde falenderimi, sa here që përsëritet një begati apo largohet një fatkeqësi.”
3. Gëzohu kur ta fillosh agjërimin sepse çdo adhurim i sjell lumturi muslimanit. Profeti (alejhi salatu ue selam) i përgëzonte shokët e tij duke thënë: “Erdhi muaji i Ramazanit, muaj i begatë, Allahu ka obliguar agjërimin e tij. Gjatë këtij muaji hapen dyert e xhenetit, mbyllen ato të xhehenemit dhe prangosen shejtanët...” (Ahmedi)
4. Programimi i kohës për të përfituar sa më shumë në këtë muaj. Në tërësi muslimanët e kanë nijetin që të bëjë shumë punë të dashura për Allahun gjatë këtij maji, mirëpo shfrytëzimi maksimal dhe i duhur bëhet kur planifikohen veprimet që duhet të realizohen.
5. Vendosmëria e sinqertë për të shfrytëzuar dhe mbushur kohën me sa më shumë vepra të mira. Allahu thotë: “...Nëse do të ishin të vendosur në sinqeritetin me Allahun do të ishte më mirë për ta.” (Muhamed 21)
6. Kërkimi i diturisë rreth agjërimit dhe rregullat e tij, qoftë nëpërmjet literaturës fetare, internetit apo duke pyetur dijetarët dhe nxënësit e dijes. Allahu thotë: “Pyesni njerëzit e ditur, nëse ju nuk e dini.” (Enbija 7)
7. Ta presim këtë muaj të begatë duke qenë të vendosur të largohemi nga gjynahet dhe të kthehemi tek Allahu me pendim të pastër, sepse ky është muaji i pendimit. Allahu ka thënë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin.” (Nur 31)
8. Leximi i materialeve të shkruara apo dëgjimi i ligjëratave që tregojnë vlerat e agjërimit të këtij muaji.
9. Përgatitja e mirë për davet dhe thirrja në fenë e Allahut sepse rrethanat janë të favorshme për të pranuar këshillën:
- Përgatitu që të flasësh qoftë edhe disa minuta rreth agjërimit me familjen, në xhaminë lagjes ose në mexhlise të ndryshme.
- Shpërndarja e fletushkave dhe broshurave dispozitat e agjërimit dhe vlerën e tij.
- Kujto të varfërit dhe jetimët gjatë këtij muaji duke i mbështetur me sadeka.
10. E presim këtë muaj duke hapur një faqe të re me:
- Allahun duke u penduar.
- Me Profetin (alejhi salatu ue selam) duke praktikuar traditën e tij.
- Me prindërit dhe të afërmit me sjellje dhe moral të lartë.
- Me shoqërinë ku jeton me qëllim që të jesh njeri dobidhënës për të tjerët: “Njeriu më i mirë është më i dobishmi për njerëzit” (Dar Kutni, saktësoi Albani)
Kështu e pret muslimani këtë muaj, siç e pret toka e tharë shiun, i sëmuri mjekun dhe njeriu të dashurin e tij që i ka munguar për një kohë të gjatë...
Allahut i lutemi të arrijmë agjërimin e muajit të Ramazanit dhe të na e lehtësojë atë, vërtet Ai e pranon lutjen e robit tij, sepse Ai është i Gjithëdituri.
Përgatiti: Irfan TOTA