Së pari: Kur përmenden këto tri çështje së bashku, atëherë ato kanë kuptime të veçanta:

a. Me fjalën islam, në këtë rast, kemi për qëllim:

Veprat e dukshme.

b. Me fjalën iman kemi për qëllim:

Çështjet e padukshme.

c. Me fjalën ihsan kemi për qëllim:

Shkallën më të lartë të fesë.

Së dyti: Kur përmenden këto tri çështje veçmas:

a. Kur përmendet vetmas islami hyn në të edhe imani.
b. Kur përmendet vetmas imani hyn në të edhe islami.
c. Kur përmendet vetmas ihsani hyjnë në të edhe islami dhe imani.

 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com


Revista Shembulli