
I Lartmadhërishmi thotë në Kur’an:
Bëni gara me njëri-tjetrin që të fitoni falje prej Zotit tuaj dhe një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës, që është përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. [Kur’an 57:21]
Ndërsa, lidhur me shejtanin, Allahu thotë në Kur’an:
E është caktuar për të (djallin), se kush e bën mik, ai (djalli) do ta shmangë (mikun) e do ta sjellë atë në dënimin e zjarrit. [Kur’an 22:4]
Gjithashtu, thotë:
A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohuesit, për t’i yshtur ata me forcë? [Kur’an 19:83]
Prandaj, vëlla i dashur dhe ti oj motër e nderuar të garojmë së bashku drejt Xhenetit! Ibën Abbasi u drejtohej muslimanëve, duke u thënë: “Po pate mundësi të garosh drejt Xhenetit në atë mënyrë që askush të mos mundë të të bëjë konkurrencë, bëje!” Pra, çfarë pret?! Eja të nxitojmë drejt Xhenetit!
Dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu), në kopshtet e kënaqësisë. [Kur’an 56: 10-12]
Shpejto or vëlla dhe ti oj motër, sepse nuk na ka mbetur shumë kohë!
Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet)... [Kur’an 10:25]
O njerëz!
Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit! [Kur’an 3:133]
Shkëputur nga libri “Et-tedhkire lid-du’ati” i autorit Ahmed El-Kattan
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com