Dijetarët islamë dhe të tjerë janë munduar që të qesin në shesh dobitë e shumta që kemi prej Kur'anit, mirëpo mu sikurse që nuk është arritur të njihet sa duhet gjithësia përveçse pjesë të vogla të saj po ashtu edhe libri i All-llahut Kur'ani nuk është arritur të njihet sa duhet, sa më shumë që avancohet dhe përparon jeta e njeriut aq më shumë kuptohen madhështia dhe begatitë e Kur'anit.
Kur'ani është burim i pashtershëm i begative që na jep vetëm aq sa ne kemi vullnet dhe aq sa ne jemi të përkushtuar të marrim prej tij.
All-llahu xh.xh. për ta veçuar librin e Tij përpos që e bëri udhërrëfyes për përparimin tonë në këtë botë dhe udhëzues për shpëtimin tonë në ahiret, Ai e bëri leximin e Kur'anit edhe njërën prej mënyrave më të vlefshme të adhurimit. Ne kemi vendosur që ti cekim disa thënie të Muhamedit a.s.s. për vlerën dhe dobitë që kemi nga leximi dhe nxënia përmendësh e Kur'anit famëlartë.
Të nxiturit për lexim dhe nxënie përmendësh të Kur'anit.
Transmetohet nga Ibni Abasi r.a. e ky nga i dërguari i All-llahut s.a.v.s.: "Më të respektuarit prej umetit tim janë bartësit e Kur'anit dhe të zotët e natës".
Dijetari El-Menavi mëshira e Zotit qoftë me të duke komentuar këtë hadith ka thënë: "Bartësit e Kur'anit janë ata që e kanë nxënë përmendësh ( hafëzët) që janë bartës të tij në gjokset e tyre, që dinë leximin e tij dhe që zbatojnë udhëzimet e tij, kurse të zotët e natës janë ata të cilët i kalojnë netët në adhurim".
Transmetohet prej Uthmanit r.a. nga i dërguari i All-llahut s.a.v.s. se tha: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve..." .
Leximi i Kur'anit mënyra më e mirë e adhurimit të All-llahut.
Transmetohet nga Nu'man bin Beshir r.a. e ky nga i dërguari i All-llahut s.a.v.s. se ka thënë: "Mënyra më e mirë a adhurimit nga ymeti im (për All-llahun) është leximi i Kur'anit".
Kurse transmetohet nga Ebu Hurejreh r.a. e ky prej të dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: "Më adhuruesit prej njerëzve janë ata që më së shumti lexojnë Kur'anin".
Leximi i Kur'anit fisnikëron zemrën.
Ibni Omeri r.a. thotë se i dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë këto zemra ndryshken sikurse që ndryshket hekuri kur e godet uji". Iu tha: "O i dërguar i All-llahut me çka mbrohet zemra"? - Tha: "Me të përkujtuarit e shumtë të vdekjes dhe me lexim të Kur'anit".
Leximi i Kur'anit i bënë dobi lexuesit dhe prindërve të tij.
Transmetohet nga Sehl bin Muadhi r.a. se i dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Kush lexon Kur'an dhe punon sipas urdhrave të tij All-llahu në ditën e gjykimit ia vendon një taxh-kurorë në kokën e prindërve të tij shkëlqimi i të cilit është më i madh se shkëlqimi i diellit në këtë botë sikur të ishte në të, e ç'mendoni për vet atë që punon me të"?!
Kur'ani ndërmjetëson në ditën e gjykimit për lexuesin e tij.
Transmetohet se Ebu Emamete El-Bahilijj tha e kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut s.a.v.s. të thotë: "Lexojeni Kur'anin se vërtetë ai vjen të ndërmjetësoj në ditën e gjykimit..., lexoni dy lulet El-Bekaren dhe Ali Imranin se vërtetë ato dyja vijnë në ditën e gjykimit sikurse të jenë dy re ose sikur ato të jenë dy vranësira ose sikurse ato të jenë dy grupe prej zogjve "SAVAF" që janë mbrojtës për lexuesit e tyre, lexoni suren El-Bekareh se marrja e saj është bereqet e lënia e saj është humbje...". (Muslimi ???? 1910 - ???? ????????? - ???? ????)
Dobia e leximit të Kur'anit gjatë natës.
Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. se i dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Tre veta i donë All-llahu a.v.xh.: Një njeri i cili zgjohet gjatë natës dhe lexon librin e All-llahut, dhe një njeri i cili jep lëmoshë me të djathtën e tij duke e fshehur nga majta e tij, dhe një njeri i cili ka qenë në betejë prej ku janë zmbrapsur shokët e tij e kurse ky është ballafaquar me armikun"...
Të respektuarit e bartësit të Kur'anit është nga respekti për All-llahun.
Respekti i bartësve të Kuranit është prej (ixhlal) madhërimit të All-llahut: Transmeton Ebu Musa El-esh'arijj r.a. nga i dërguari i All-llahut te ketë thënë: "Prej respektimit të All-llahut është nderimi i të vjetrit musliman, bartësit të Kur'anit..., dhe nderimi i udhëheqësit të drejtë".
Kurse transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: " Na ka urdhëruar i dërguari i All-llahut s.a.v.s. që të zbresim në pozitë të njëjtë me njerëzit që komunikojmë"
Vlera e leximit të Kur'anit në namaz.
Transmetohet nga Aishja r.a. se i dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Të lexuarit e Kuranit në namaz është më i mirë se sa jashtë namazit, kurse leximi i Kuranit jashtë namazit është më i mirë se sa tesbihi dhe tekbiri, ndërsa tesbihi është më i mirë se sa nafilja, e nafilja është më e mirë se sa agjërimi (vullnetar) kurse agjërimi është mbrojtje nga zjarri".
Kur'ani ngritë popuj dhe poshtëron të tjerë.
Në kohën e Omerit r.a. e kishin bërë vali të një vendi Ibni Ibzanë dhe mbase që ishte emër jo arab pyeti Omeri se çka është ibn Ibza iu tha se është rob që ia kishin falë lirinë besimtarët, dhe mbase që ata- robërit shkaku i jetës në robëri ishin më pak të dijshëm Omeri tha: A ia keni lënë udhëheqjen një të liruari nga robëria?!, ia kthyen se ai ishte lexues i librit të Zotit dhe se i njihte parimet islame, atëherë Omeri i kënaqur me vendimin e tyre tha se Muhamedi a.s.s. ka thënë:
"Vërtetë All-llahu me këtë libër (Kur'an) ngritë popuj dhe me të ulë të tjerë"
Gjithashtu transmeton imam Malik bin Enes se i dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Ua kam lënë juve dy gjëra nuk do të humbni po që se i përmbaheni atyre Libri i All-llahut dhe Sunneti (tradita) im". (muvata' Malik 1628 El-Kader)
Të respektuarit e bartësit të Kur'anit është nga respekti për All-llahun.
Respekti i bartësve të Kur'anit është prej (ixhlal) madhërimit të All-llahut: Transmeton Ebu Musa El-esh'arijj r.a. "Prej respektimit të All-llahut është nderimi i të vjetrit musliman, dhe bartësit të Kur'anit..., dhe nderimi i udhëheqësit të drejtë".
Kurse transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: " Na ka urdhëruar i dërguari i All-llahut s.a.v.s. që të paraqitemi në pozitën e njëjtë me njerëzit që komunikojmë".
Urdhri për nderim të bartësve të Kur'anit.
Transmetohet nga Ibni Omeri r.a. se i dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Nderoni bartësit e Kur'anit, se kush i nderon ata më ka nderu mua, e kush më ka nderu mua e ka nderu All-llahun e lartësuar, ruajuni e mos i bëni padrejtësi se vërtetë ata kanë pozitë te All-llahu".
Ç'vlerë ka tubimi për lexim dhe mësim të Kur'anit.
Transmeton imam Muslimi me sened nga Ebu Hurejra se i dërguari i All-llahut tha: "…Nuk ka njerëz që tubohen në ndonjë shtëpi prej shtëpive të All-llahut për ta lexuar dhe mësuar në mes veti librin e All-llahut e të mos zbres mbi ta qetësi shpirtërore dhe të mos i përshkoj ata mëshira dhe mos të prezantojnë aty melaiket dhe ti përkujton ata All-llahu me atë që është tek Ai…".
Të gjitha këto hadithe flasin shumë qartë për vlerën e madhe të Kur'anit famëlartë dhe dobitë që kemi prej leximit të tij në dynja dhe në ahiret kur dalim para All-llahut xh.xh. atëherë kur Kur'ani do të ndërmjetësoj për lexuesit dhe bartësit e tij-hafizët. E kurse për pozitën tonë tek All-llahu xh.xh. më së miri na tregon Muxhahidi i cili thotë: " krijesat më të dashura për All-llahun janë ato që kanë më së shumti njohuri rreth asaj që e zbriti All-llahu".
Përgatiti Irfan ISLAMI