Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem na mësoi se “Duaja-lutja është ibadet (adhurimi)”
Të nderuar!
Ku janë nevojtarët?
Ku janë të shqetësuarit?
Ku janë të shtypurit?
Ku janë zemrat e pikëlluara?
Ku janë sytë e përlotur?
Ku janë dertlitë?
Ku janë ata të cilët ishin të pasur dhe mbetën të varfër?
Ku janë ata të cilët ishin të shëndoshë por i kaploi sëmundja?
Ku janë të sëmurët?
Ku jnaë të shtypurit?
Ku janë borxhlitë?
Vallahi, betohem në Allahun, këtë që po e them e besoj fuqimisht se dera e Allahut është e hapur për të gjithë të lartpërmendurit dhe të tjerët. Vetëm a ka kush që i lutet Allahut të Lartësuar.
I lavd-falënderuar është Allahu i cili dëgjon lutjet e lutësve.
I lavd-falënderuar është Allahu i cili dëgjon rënkimet e rënkuesve.
Allahu im! Të lutemi në çdo moment.
Allahu im! Pranoj lutjet tona.
Allahu im! Mos i humb shpresat tona.
Allahu im! Ti je afër dhe i përgjigjesh çdo njërit. Ti je ndihmëtarë i nevojtarëve. Ti je i Lartësuar që çdo njeri i cili fletë e dëgjon. Ai i cili heshtë, Ti e din fshehtësinë e tij.
Allahu im! Ti je afër dhe i përgjigjesh duave të gjynahqarëve për pendim. Ti je përgjigjur lutjeve të të gjithëve kur ata janë lutur. Lutjeve të besimtarëve dhe jobesimtarëve.
O shpirti im! O vëllezër e motra!
Kujtone Junusin alejhis-selam kur iu lut Allahut: “(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot meritorë për adhurim pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtoëmë Ne besimtarët.” (Enbija, 87-88)
Mos të habitemi, mos t’i harrojmë lutjet-duatë.
“Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send. ” (Enisaë, 32)
Kujto se je një rob i Allahut, nevojtarë, i varfër. Allahu është Bujarë, Mëshirues, Dhurues.
Mos harro edhe një herë se duaja-lutja është adhurim (ibadet). Shfrtëzoje në maksimum dhjetëditëshin e parë të Dhul-hixhes. Krejt në përmbyllje Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem na mëson:
“Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur peër Allahun sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes). I thane: As xhihadi? Tha: As xhihadi, përveç nëse del dikush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë. (Shënon Buhariu)”
Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: Nuk ka ditë që vepra te jetë më madheshtore dhe me e dashur tek Allahu sesa këto dhjete dite, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah). (Shënon Ahmedi)
Ulvi Fejzullahu