Për agjëruesin (2)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. [Kuran 2: 185]

Hadith:

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të vijë ramazani hapen portat e xhenetit, mbyllen portat e zjarrit dhe prangosen shejtanët”.[1]

Lot:

Këta lot i derdh për ata njerëz që nuk e njohin vlerën dhe shenjtërinë e këtij muaji të bekuar, e pritën atë si të gjithë muajt tjerë, me mëkate e mosbindje ndaj Allahut të Madhërishëm, madje ata vetëm sa u larguan edhe më shumë nga Allahu me mosbindjen e tyre, me bidatet që i shpikën, me gjynahet dhe të këqijat që i vepruan.

Poezi:

O njeri i hutuar pse nuk ndalesh të mendosh?

Ta shohësh të keqen si të mirë deri kur kështu të vazhdosh?

Vërtet është çudi kur njeriu që shikon,

Rrugën e qartë e të drejtë kaq lehtë e devijon!

 

 

Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Muttefekun alejhi.