Tregim nga jeta e Malik ibën Dinar

Kam filluar jetën: i humbur, pijanec dhe mëkatar. I bëja padrejtësi njerëzve, ngrënia kamatën, i rrihja njerëzit dhe shumë padrejtësi të tjera..

Nuk lash mëkat pa bërë.

Njerëzit largoheshin nga unë për shkak të mëkateve të mia.

Thotë: Një dite prej ditëve vendosa të martohem. U martova, e Allahu më furnizoi me një vajzë të cilën e pagëzova me emrin Fatime, të cilën e doja shumë. Sa më shumë që rritej Fatimja, aq më shumë po më shtohej dashuria për të, por në të njëjtën kohë më shtohej edhe imani në zemrën time dhe mëkatet më pakoheshin.

Fatimja sa herë që më shihte dukë pirë alkool, afrohej dhe ma largonte atë. Atë kohë ajo ishte dy vjeçare.

Dukej sikur Allahu e urdhëronte të veprojë ashtu. Rritja e Fatimes jo vetëm që më shtonte dashurinë për bijën e vetme, por bashkë me këtë shtonte edhe imanin në zemrën time.

Sa herë që afrohesha tek Allahu një hap, largohesha edhe më shumë nga mëkatet, gjersa Fatimja nuk i mbushi tri vjet.

Kur Fatimja mbushi tri vjet, vdiq.

Malik ibën Dinar thotë: Pas vdekjes së Fatimes u ktheva në një gjendje edhe me të keqe nga ajo që isha me parë, dhe nuk pata durimin që kanë besimtarët kur i godet sprova.

Shejtani po luante me mua. Erdhi një ditë dhe me tha: do të dehesh si asnjëherë më parë!

Vendosa të dehem e te pijë alkool, dhe kështu vazhdova gjate gjithë natës.

Mu dukej sikur po ëndërroja ..derisa e pashë këtë ëndërr.

E pashë ditën e kiametit dhe dielli akoma nuk ishte nxënë, ndërsa detrat ishin shndërruar në zjarr dhe toka po lëkundej.

U mblodhën njerëzit për ditën e kiametit grupe-grupe, e unë isha në mesin e tyre.

Dëgjoja thirrësin të thërret filani i biri i filanit. Le të urdhërojë para Allahut për llogari.

Malik ibën Dinar thotë: E shihja filanin dhe fytyra e tij nxihej nga frika e madhe .

Pastaj, dëgjova thirrësin të thërret emrin tim. Le të urdhëroj para Allahut për llogari.
Thotë: Janë fshehur njerëzit pas meje (dhe kjo në ëndërr) sikur të isha i vetëm aty.

Pashë një gjarpër gjigant, i cili ecte drejt meje me gojë të hapur. Unë ika nga frika e madhe . Takova një plak të lodhur, e i thashë: aah më shpëto nga ky gjarpër .

Plaku ma ktheu: o biri im, unë jam i dobët dhe nuk mundem , shko në atë pjesë e ndoshta do të shpëtosh.
Shkova andej nga më tha plaku , ndërsa gjarpri po vinte pas meje. Kur ja, para meje zjarri.

Mendova të ikë nga gjarpri e të hidhem në zjarr. U largova shpejt e gjarpri më afrohej. U ktheva prapë te plaku dhe i thash: për Allahun me ndihmo! Por ai qau për gjendjen time.

Plaku tha: Unë jam i dobët kështu si po më sheh, nuk mundem të bëjë asgjë, por shko pas asaj kodre ndoshta do të shpëtosh.

Shkova pas asaj kodre, por gjarpri veç sa nuk më rrëmbeu, dhe aty pashë fëmijë të vegjël.

Që të gjithë po bërtisnin: Oj Fatime kape babanë tënd.

Maliku thotë: Mësova se ajo ishte Fatimja. U gëzova dhe lotët po me rridhnin, nga shkaku se kisha një vajzë, dashuria ndaj të cilës më shtonte edhe imanin, derisa ajo vdiq kur ishte 3 vjeçe, ndërsa tani po më ndihmon në këtë gjendje. Më mori me dorën e saj të djathtë, ndërsa me dorën e majtë më largoi gjarprin, e unë nga frika isha bërë sikur i vdekur.

Pastaj Fatimja u ul në prehrin tim ashtu sikur ulej në dunja , dhe më tha me zërin e saj të ëmbël: O babai im! “A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar, që zemrat e tyre të frikësohen nga të përmendurit e Allahut?”

Mailku thotë: i thash bija ime më trego për gjarprin!!

Më tha: ajo është puna jote e keqe, me të cilën ti e ke rritur dhe zhvilluar sa që deshi të të hajë.

Maliku thotë: po ai njeriu i plak dhe i dobët?

Më tha: ajo është puna jote e mire, e ke dobësuar dhe pakësuar .

O babai im! A të kujtohet kur në dunja imani rritej në zemrën tënde e unë isha e vogël?

Sikur të mos ishte puna jote e mirë, nuk do të mund të më ndihmonte asgjë në këtë vend.

Maliku thotë: u zgjova nga gjumi duke bërtitur “ po ka ardhur koha o Zot... po ka ardhur koha o Zot.

Po “ A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar , që zemrat e tyre të frikohen nga të përmendurit e Allahut”.

Thotë: u ngrita, u pastrova dhe dola për ta falur namazin e sabahut. Dëshiroj të pendohem dhe të kthehem tek Allahu.

Hyra ne xhami dhe imami po e këndonte të njëjtin ajet: “A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar , që zemrat e tyre të frikohen nga të përmendurit e Allahut”.

Ky është Malik ibën Dinar prej imamëve të tabi’inëve.

Ky është ai që njihej se ka qarë tërë natën...dhe thoshte: O Allahu im! Ti je i vetmi që e di se kush është prej banorëve të Xhenetit dhe prej banorëve te Xhehenemit…atëherë, prej cilëve jam unë?

O Allah, më bën prej banorëve të Xhenetit dhe mos më bën prej banorëve të Xhehenemit.

U pendua Malik ibën Dinar dhe u njoh për atë se çdo ditë tek dera e xhamisë thërriste…o rob mëkatar kthehu tek Allahu …o rob i shkujdesur kthehu tek Allahu!

Kush mu afrohet duke ecur, Unë i afrohem duke vrapuar. ( hadith)

 

Përktheu : Valdet Kamberi