Ebu Dherri, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
(( يُصْبحُ عَلَى كُلِّ سُلامَى منْ أَحَدِكُمْ صَدَقةٌ : فَكُلُّ تَسبيحَةٍ صَدَقَةٌ ، وَكُلُّ تَحمِيدةٍ صَدَقَة ، وَكُلُّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةٌ ، وَكُلُّ تَكبيرَةٍ صَدَقَةٌ ، وَأمْرٌ بِالمعرُوفِ صَدَقةٌ ، ونَهيٌ عَنِ المُنْكَرِ صَدَقةٌ ، وَيُجزِىءُ مِنْ ذلِكَ رَكْعَتَانِ يَركَعُهُما مِنَ الضُّحَى )) رواه مسلم .
“Çdo ditë që gdhin besimtari obligohet që për çdo nyje të jep sadaka, andaj çdo thënie subhanallah - i Lartësuar qoftë Allahu është sadaka, çdo thënie elhamdulilah – i falënderuar qoftë Allahu është sadaka, çdo thënie la ilahe il-lallah – ska hyjni që meriton adhurimin veç Allahut është sadaka, çdo thënie Allahu ekber – Allahu është më i Madhi është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka dhe ndalimi nga e keqja është sadaka. Si zëvendësim për tërë këtë mjafton falja e dy rekateve namaz të duhasë”. (Muslimi).
Lidh zemrën me Allahu duke e përmendë Atë, merr pjesë aktivisht në shoqëri duke e ndërtuar atë dhe duke e ruajtur nga prishja e shoqërisë dhe shpreh mirënjohjen tënde ndaj Allahut duke u falë vullnetarisht edhe në kohë që s’ka namaz përkatës obligativ, sidomos në një kohë që koha mes dy namazeve është paksa e gjatë.
Bekir HALIMI