Mos e bë facebook-un ajër për ty

Facebook-u mund të të ndihmojë në punë të mira, gjithashtu mund të realizosh projekte madhore, por mos e bëj atë gjënë më të rëndësishme në jetën tënde.

Sa më shumë që shtohet angazhimi yt për jetën dhe realitetin, aq më pak angazhohesh me facebook-un.

Mos harro, se në fund të fundit facebook-u është botë virtuale.

Në facebook mund të gjesh dashamirë, shokë, suksese, dashuri; mund të gjesh atë që të shoqëron në brengat e tua dhe atë që kënaqesh me prezencën e tij. Mund të kapesh për disa persona, por ata nuk mund të të ndihmojnë në jetën tënde. Mos e bënë facebook-un ajër për ty, por zbrit në botën e realitetit. Fillo në ndërtimin e jetës dhe realizimin e projekteve tua, të cilat na tregojnë për ty.

Ti do të ballafaqohesh me jetën, e jo profili yt i facebook-ut; zbuloje para se të bëhet vonë, se ti nuk ke realizuar asgjë në jetën tënde.

Përshtati: Valdet Kamberi


Revista Shembulli