Përkufizimi:
Gjuhësisht, fjala teuessul (توسّل) rrjedh nga fjala uesile (وسيلة) që në shqip domethënë mënyrë, e cila në thelb nënkupton diçka nëpërmjet së cilës arrijmë ose afrohemi te një gjë.
Fjala teuessul në terminologjinë fetare nënkupton marrjen e shkaqeve të lejuara, që na afrojnë te Allahu Fuqiplotë.
Llojet e teuessulit:
1. Teuessul i ligjësuar (توسّل مشروع).
2. Teuessul i ndaluar (توسّل ممنوع).
Teuessuli i ligjësuar:
Teuessuli i ligjësuar është tri llojesh:
1. Teuessuli (afrimi te Allahu) nëpërmjet emrave dhe cilësive të Allahut.
2. Teuessuli që e bën lutësi nëpërmjet ndonjë vepre të mirë që e ka bërë.
3. Teuessuli, afrimi i robit te Allahu nëpërmjet duasë së ndonjë njeriu të mirë, i cili është i gjallë.
Teuessuli i ndaluar:
Çdo teuessul që nuk bën pjesë në ndonjërën nga tri llojet e teuessulit të ligjësuar, të cilat i përmendëm më lart, është i ndaluar. Këtu bëjnë pjesë:
1. Afrimi te Allahu nëpërmjet hakut dhe privilegjit të ndonjë personi.
2. Zotimi që bëhet për të dashurit e Allahut, njerëzit e mirë dhe duaja që u drejtohet atyre.
3. Therja e kurbanit për hir të të dashurve të Allahut dhe adhurimi që bëhet te varret e tyre.
Shkëputur nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com