Për agjëruesin (27)

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Vërtet, ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë. [Ez-Zummer: 10]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Është e çuditshme çështja e besimtarit, e tërë puna e tij është në të mirën e tij. Nëse e godet diçka që e gëzon ai falënderon dhe kjo është mirë për të, ndërsa nëse e godet ndonjë e keqe bën durim dhe kjo është mirë për të.” [Hadithin e transmeton Muslimi]

Trëndafili i dëlirësisë

Nga Ataja përcillet se Ibën Abbasi i ka thënë: “A ta tregoj një grua të xhenetit”? I thashë: “Ma trego”! Më tha: “Kjo grua zezake. Ajo shkoi te Pejgamberi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: “Unë e kam leukeminë dhe zbulohem, kështu që lute Allahun që t’më shërojë!” I Dërguari i Allahut i tha: “Nëse dëshiron duro dhe do ta kesh xhenetin, e nëse dëshiron e lus Allahun të të shërojë”. Ajo tha: “Atëherë, po duroj, mirëpo unë zbulohem, kështu që lute Allahun të mos zbulohem”! Atëherë, Pejgamberi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, u lut për të.” [Muttefekun alejhi]


Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com