Për agjëruesin (26)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. [El-Mu’minun: 57-61]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “I tërë ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që nuk pranon”. I thanë: “E kush refuzon, o i Dërguar i Allahut”?! I Dërguari tha: “Ai që më bindet mua do të hyjë në xhenet, ndërsa ai që më kundërshton mua, veçse ka refuzuar”.

Gjurmë:

Sufjan Eth-Theuriu thoshte: “Fjala nuk pranohet pa vepër, fjala dhe vepra nuk pranohen pa nijet dhe as fjala, vepra dhe nijeti nuk pranohen pa qenë në pajtim me sunnetin e të Dërguarit të Allahut.”

Tregim:

El-Humejdiu thoshte: “Isha në Egjipt kur imam Shafiu na tregoi një hadith të Pejgamberit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ndërsa një njeri e pyeti: “O babai i Abdullahut, a punon sipas këtij hadithi”? Atëherë imam Shafiu tha: “A mos vallë më ke parë duke dalë nga kisha, apo mos ndoshta jam i veshur si prift?! Nëse vërtetohet tek unë një hadith i të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, atëherë e them atë, punoj sipas tij dhe nuk zmbrapsem”.


Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com