Mbështetja (et-teuekkul)

Përkufizimi:

Fjala arabe teuekkul  (توكّل)në shqip domethënë mbështetje.

Në terminologjinë fetare teuekkul quajmë mbështetjen e zemrës vetëm në Allahun e Lartësuar.

 

Mbështetja sheriatike:

Ky lloj i mbështetjes përfshin tri çështje:

1. Mbështetja e sinqertë dhe e vërtetë në Allahun.

2. Besimi i paluhatshëm në Allahun dhe bindja se çdo çështje është në dorë të Allahut.

3. Marrja e shkaqeve të lejuara.

 

Llojet e mbështetjes:

1. Mbështetje që është ibadet (توكّل عبادة):

Kjo është mbështetja vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak.

 

2. Mbështetje që është shirk (توكّل شرك):

Këtu hyn mbështetja në dikë tjetër pos Allahut në ato gjëra që janë të veçanta për Allahun dhe po ashtu mbështetja e plotë ose e pjesshme në shkaqe.

 

3. Mbështetje që është autorizim (توكيل):

Kjo është kur e autorizon një person për ta bërë ndonjë punë në vend tëndin dhe ai ka mundësi ta bëjë atë. Kjo mbështetje është e lejuar.


Dallimi ndërmjet mbështetjes dhe autorizimit:

Mbështetja është punë e fshehtë e zemrës, kurse autorizimi është punë e dukshme.

 

Argumenti për mbështetjen është fjala e Allahut:

ﯽ  ﯾ  ﯿ  ﰀ  ﰁ    ﰂ  ﰃ

(Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!)[1]

 
 
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

[1]Sureja el-maide, 23.


Revista Shembulli