Me Abetare Kuranore të mulla Osman Abazit mësojnë edhe joshqiptarët!!!

Në një xhami të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, dhjetë persona me kombësi të ndryshme, shumica prej tyre indianë, mësojnë leximin e Kuranit Fisnik me librin “Abetarja Kuranore” të hoxhës së ndjerë, Osman Abazit, Allahu e mëshiroftë, dhe J. Kastratit.

Kur Allahu dëshiron t’ia ngritë ndokujt sa më shumë gradat në Xhenet, ia mundëson që të mos i ndërpriten veprat as pas vdekjes. A thua kush do të mendonte se këta njerëz të kombësive të ndryshme do ta mësojnë leximin e Fjalës së Allahut të Lartësuar me një libër shqip!! Lavdia i takon Allahut!

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Kur të vdesë njeriu, puna e tij ndërpritet, përveçse në tri gjëra: nëse ka lënë lëmoshë të vazhdueshme, dituri prej së cilës përfitojnë njerëzit dhe fëmijë të devotshëm që lutet për të.”

Libri “Abetarja Kuranore” u botua për së dyti herë në muajin gusht të vitit 2012, dy muaj para vdekjes së hoxhës së ndjerë, dhe u shpërnda falas. Karakteristikë e këtij libri është mënyra e thjeshtë e të mësuarit./Shembulli/{jathumbnail off}