1. Allahu nuk e fal atë që vdes duke bërë shirk dhe pa u penduar.

Argument për këtë është thënia e Allahut: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.”1

2. Ai që bën shirk del nga Islami dhe gjaku dhe pasuria e tij janë të lejuara2.

Argument për këtë është thënia e Allahut: “Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët kudo që t’i ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo!”3

3. Allahu nuk pranon asnjë vepër nga ai që i bën shirk Atij, të gjitha veprat që i bën ai do të bëhen hi dhe pluhur.

Argument për këtë është thënia e Allahut: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.”4  Po ashtu thënia e Allahut: “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.”5

4. Atij do t’i ndalohet hyrja në xhenet dhe do të mbetet përgjithmonë në zjarr.

Argument për këtë është thënia e Allahut: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.”6

 

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

 

 

1. Sureja en-nisa 48.
2. Në gjendje lufte dhe me kushte të caktuara. Shënim i përkthyesit.
3. Sureja et-teube 5.
4. Sureja ez-zumer 65.
5. Sureja ez-zumer 65.
6. Sureja el-maide 72.


Revista Shembulli