Falu...

Falu... edhe nëse mëkatet të kanë mbuluar!

Falu... edhe nëse pija e droga të kanë shkatërruar!

Falu... edhe nëse ke vrarë e masakruar!

Falu... edhe nëse ke vjedhur e dhunuar!

Falu... edhe pse dikur ke mohuar!

Falu... edhe pse për pak nga imani je larguar!

Falu... edhe pse çdo gjë të është rënduar!

Falu... edhe pse djalli çdo të keqe ta ka hijeshuar!

Falu... edhe pse për këtë farefisi të kanë përulur e nënçmuar!

Falu... se më lartë se ta do jesh para Allahut të Lartësuar!

Falu... edhe pse të kanë fyer apo lënduar!

Falu... edhe pse ndihesh i vetmuar!

Falu...se Allahu pendimin ka për ta pranuar!

Falu... se në krah do ta kesh, gjithmonë, Allahun e Madhëruar!

Falu… edhe nëse ke pasur një jetë të helmuar!

Falu… se ato janë sprova me të cilat Allahu të ka sprovuar!

Falu… dhe pendohu e kërko mëshirë!

Falu… se ketë e dëshiron Allahu nga robi i vet i mirë!

Falu… se namazi është shpëtimi yt!

Falu… edhe nëse je mbushur me gjynahe deri në fyt!

Falu…. sepse namazi të pastron!

Falu… sepse nga zjarri i Xhehenemit ai të shpëton!

 

Valdet Kamberi


Revista Shembulli