Inkuizicioni është organizatë ekstremiste e krishterë, të cilën e përdorën mbretërit e Spanjës për zhdukjen e fesë islame në Endelus, pas rënies së sundimit islam në atë vend.
Kjo organizatë u themelua në vitin 1478 dhe kryetari i saj njihej si “inspektori i lartë”.
Kjo organizatë dogji fillimisht dhjetëra mijëra libra të muslimanëve, kurse në qytetin Granada i detyruan muslimanët t’i dorëzojnë 15 milionë libra me kopertina të çmuara dhe më pas i dogjën të gjithë, përveç disa librave të mjekësisë.
Muslimanët detyroheshin ta pranonin krishterimin, ata paraqiteshin si të krishterë duke kryer ritet e tyre, ngaqë kishin frikë nga gjyqi i inkuizicionit, porse fshehurazi zbatonin fenë islame.
Gjërat që i ndalonte gjyqi i inkuizicionit
Gjyqi i inkuizicionit ndalonte këto gjëra:
- gjuhën arabe,
- bërjen synet (rrethprerjen),
- qëndrimin në drejtim të kibles,
- larjen e trupit,
- veshjet arabe,
- ushqimin arab ose maroken dhe përdorimin e kënasë.
Gjyqi i inkuizicionit po ashtu dënonte me vdekje çdo njeri për të cilin vërtetoheshin gjërat në vijim:
- Nëse ndokush lahej ditën e premte dhe merrej vesh se është musliman dënohej me vdekje.
- Nëse ndokush vishte roba të bukura në ditë bajrami, hetohej, nëse ishte gjë e rastësishme e linin, por nëse vërtetohej se është musliman dënohej me vdekje.
- Nëse gjenin Kuran në shtëpinë e ndokujt e dënonin me vdekje.
- Kushdo që e privonte veten nga ushqimi dhe pirja në muajin ramazan ose nuk pranonte të pinte raki a të hante mish derri dënohej me vdekje.
- Kur dyshonin për ndokënd se është musliman, e kontrollonin a është i bërë synet, nëse ishte i bërë synet ai ose ndonjë famlijar i tij, ekzekutohej me vdekje ai dhe e tërë familja e tij.
Disa nga mënyrat e torturimit të gjyqit të inkuizicionit
- Shqyerja e këmbëve dhe e nofullës.
- Mbushja e barkut me ujë derisa të vdiste nga asfiksia.
- Shtypja e eshtrave me mjete shtypëse.
- Djegia e trupit me gjemba të skuqur në zjarr.
- Goditja me shkopinj hekuri me gjemba.
- Prerja e gjuhës me mjete të veçanta.
Metodat e gjyqit të inkuizicionit gjatë ekzekutimit me vdekje
- Varrosja për së gjalli të gjykuarin, duke e vendosur në një gropë të thellë dhe duke i hedhur dhé përmbi.
- Djegia. Madje shpeshherë festonin duke organizuar djegie masive, ku digjeshin nganjëherë me dhjetëra njerëz. Mbreti Ferdinand V ishte i dashururar në këto “festa”.
- Arkivole me kunja të mëdhenj hekuri, të cilët shponin trupin e viktimës dalëngadalë derisa të vdiste.
- Pellgoret. I dënuari lidhej dhe vendosej në pellgore, pastaj binin mbi të pika uji derisa i dënuari mbulohej me ujë dhe vdiste në këtë mënyrë.
Nga gjyqi i inkuizicionit nuk shpëtonin as të vdekurit, herëpashere merreshin vendime për gërmimin e disa varreve.
Jacqueline Martin Bajnodez: Inquisition, mythe et réalité, Paris 1992 (nga faqja 97)