Qaj, sepse...

...sepse më kanë mbuluar mëkatet!

Qaj, sepse të shumtën e kohës e kam humbur kot!

Qaj, sepse më kanë mashtruar të mirat e kësaj dunjaje!

Qaj, sepse nuk i jam bindur urdhrave të Zotit tim!

Qaj, sepse kohën më të vlefshme e kam shpenzuar në gjëra prej të cilave nuk kam pasur asnjë dobi!

Qaj, sepse më bren ndërgjegjja ime!

Qaj, sepse më dhemb shpirti...!

Qaj, sepse të mirat e kësaj Dunjaje më kanë bërë ta harroj Ahiretin!

Qaj, por nganjëherë nuk e di pse???

Apo ndoshta pse një ditë do të vdes dhe nga mëkatet e shumta i frikësohem vdekjes!?

Qaj... qaj... qaj...!

Sepse tani pendohem te Zoti im!

Tani qaj, sepse jam posedues i gabimeve të mia!

Po ashtu jam rob i mëkateve të mia!

Qaj, sepse nuk e kam kryer obligimin ndaj prindërve!

Qaj, sepse në vend të përuljes kisha kryelartësinë!

Qaj, sepse e kisha harruar edhe Ditën e Kiametit!

Qaj, sepse i frikësohem kësaj Dite të trishtuar në të cilën do të jap llogari dhe i frikësohem dënimit dhe ndëshkimit aty...!

Andaj kam shpejtuar dhe kam shtuar pendimin para qortimit!

I jam kthyer Namazit dhe Agjërimit...

Qaj, sepse tani jam i bindur çka do që të mbjelli në këtë dunja do ta korri në Ahiret!?

Qaj, sepse jam penduar tek All-llahu dhe shpesh ia përkujtoj vetes:

"Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim" (Buhariu dhe Muslimi)


Tinushe Beshi