A lejohet urimi i vitit të ri hixhri dhe veçimi i tij me ibadet?

Komisioni i Përhershëm i Fetuave thotë: “Urimi i vitit të ri hixhri është i ndaluar, sepse nuk është i ligjësuar sheriatikisht”. Fetuaja nr. 20795

Ibën Uthejmini ka thënë: “Nuk është prej sunetit të shpikim festë për fillimin dhe mbarimin e vitit të ri”.

“Veçimi i fundit të vitit me ibadet apo dua (lutje) është bidat (risi në fe)”, kështu kanë thënë: Shejh Ali Shejhu, Shejh Feuzani dhe Shejh Rraxhihi, Allahu i ruajt që të gjithë!

Disa njerëz mendojnë se punët dhe librat ngrihen (ngjiten lart) në fund të vitit hixhri, porse kjo gjë nuk ka bazë në fenë tonë!!

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Punët e vitit ngrihen në muajin Shaban, ashtu siç na ka lajmëruar i Dërguari ynë, punët tona të javës ngrihen të hënën dhe të enjten, punët e ditës ngrihen para natës dhe ato të natës para ditës, dhe kur vjen vdekja ngrihet puna e gjithë jetës dhe mbyllen librat e veprave”. Tehdhibus-sunen.

 

Përktheu: Valdet Kamberi