Përkufizimi:
Fjala arabe ḣauf (خوف) në shqip domethënë frikë. Frika është një ndjenjë shqetësimi që na ndodh kur mendojmë se do të na godasë ndonjë e keqe, fatkeqësi a dëm.
Llojet e frikës:
1. Shirk i madh (شرك أكبر):
Kjo është frika e fshehtë, e cila në arabisht quhet ḣauf’us-sirr (خوف السرّ): Kjo është kur njeriu frikësohet nga dikush tjetër pos Allahut për gjërat që nuk mund t’i bëjë askush pos Allahut.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
ﭽ ﭧ ﭨ ﭩ ﭪ ﭫ ﭬ ﭭ ﭼ
(Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!)[1]
2. Haram, e ndaluar (محرّم):
Kjo është frika që ndikon në lënien e ndonjë detyre ndaj Allahut a në bërjen e ndonjë mëkati.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
ﭽﮚ ﮛ ﮜ ﮝﭼ
(Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje!)[2]
3. E lejuar (جائز):
Kjo është frika e natyrshme, siç është frika nga luani, nga armiku, nga sundimtari zullumqar, e kështu me radhë.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
ﭽﮠ ﮡ ﮢ ﮣ ﮤﭼ
(Teksa (Musai) ecte në mëngjes i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të ndodhte...)[3]
4. Ibadet (عبادة):
Kjo është frika vetëm nga Allahu, i Cili nuk ka ortak.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
ﭽ ﭯ ﭰ ﭱ ﭲ ﭳﭴﭼ
(Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!)[4]
Llojet e frikës nga Allahu:
1. Frikë e lavdëruar:
Kjo është frika që të pengon t’i bësh mëkat Allahut; të shtyn t’i kryesh detyrat ndaj Allahut dhe t’i lësh gjërat që i ka ndaluar Ai.
2. Frikë e përbuzur:
Kjo është frika që e çon robin në humbjen e shpresave nga mëshira e Allahut.
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com